“Zani i Vlorës” në gjykatën e Korçës, kërkon përllogaritjen e ditëve të burgut

schedule10:12 - 5 Tetor, 2020

schedule 10:12 - 5 Tetor, 2020

Rishfaqet sërish në dyert e gjykatës së Korçës, Myrteza Çaushi, ose siç njihet ndryshe si “Zani i Vlorës”.

Pas dështimit në muajin korrik 2020 për të marrë një lirim me kusht, Myrteza Çaushi, në muajin shtator, i është kthyer sërisht proceseve gjyqësore.

Burime për abcnews.al kanë njoftuar se në 29 shtator 2020, Caushi i është drejtuar me një kërkesë gjykatës së Korçës, duke kërkuar nga kjo e fundit që ti përllogarisë saktësisht, ditët e vuajtjes së dënimit, duke filluar nga momenti i arrestimit fillestar e deri në këtë periudhë, ku Myrteza Çaushi, ndodhet në burgun e Drenovës.

Aktualisht çështja është regjistruar në gjykatën e Korçës dhe gjyqtar për gjykimin e kësaj kërkese mësohet të jetë përzgjedhur Ervin Sulaj.

Caushi pretendon se ka shlyer pjesën më të madhe të dënimit pasi ai është dënuar me ligjin e kohës, me kushtin që të mos ketë marrë asnjë penalitet gjatë qëndrimit të tij në burg.

LEXO edhe: INTERVISTA/ Zani Caushi: Dëshira e parë që do përmbush kur të lirohem

Edhe pala mbrojtëse e Zani Caushit, ka njoftuar se klienti i tij ka të drejtën e paraqitjes së kërkesës së tij, për lirimin me kusht, sapo të ketë konkluduar në përllogaritjen e saktë të viteve të kryerjes së dënimit, e cila sipas tij e kalon afatin 25 vjet.

I cilësuar si i forti i Vlorës në trazirat e ’97,  Zani Caushi është dënuar me burg përjetë në vitin 2000 për një sërë veprash penale.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!