Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

‘Zanafilla e hasmërisë, prishja e hesapeve të drogës mes dy shokëve të fëmijërisë’, Delia: Katër viktima nga familja Lleshi

schedule13:24 - 26 Shtator, 2025

schedule 13:24 - 26 Shtator, 2025

Prokuroria e Posaçme lëshoi 4 urdhër arresti ditën e sotme për persona të dyshuar për vrasjen e Klevis Lleshit, i cili u rrëmbye e më pas u vra në Mat dy vite më parë.

Gazetarja dhe autorja e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje nga hasmëria disa vjeçare mes dy fiseve Lleshi dhe Hoxha i cili nisi në Londër. Shkak për konfliktin u bë prishja e pazareve të drogës mes dy miqve të fëmijërisë, ku viktimë mbeti vëllai i Aurel Hoxhës. Ky i fundit është shpallur në kërkim si porositës i vrasjes së Klevis Lleshit, pas transkripteve të gjetura në SKY ECC.

“Komunikimet në SKY kanë arritur të zbardhin personat e dyshuara. Përveç kësaj ngjarje, personat e dyshuar për rrëmbimin dhe zhdukjen e kufomës do të hetohen dhe për përfshirje në vrasje të mëparshme. Familjarët kanë pasur dyshime dhe më parë për një zinxhir vrasjesh për gjakmarrje. Bëhet fjalë për një hasmëri, ku ishte vrarë vëllai i Aurel Hoxhës dhe i dyshuar ka qenë personi që u vra në burgun e Peqinit në 2023.



Në zona të caktuar, sidomos në Mat gjakmarrja është e njohur. Viktima në Britani dhe autori kanë qenë shok fëmijërie. Ai u vra në apartamentin e tij dhe trupi u gjet i djegur në një automjet. Shkak u bë prishja e pazareve të drogës. Në 2017 u vra xhaxhai i autorit dhe u zhduk djali i tij ku sot e kësaj dite nuk dihet se ku ndodhet trupi i tij. Klevis Lleshi u nxor në pritë nga miqtë e tij dhe më pas nuk pati asnjë kontakt.

Në dhjetor të 2023, një tjetër viktimë u shënua nga fisi Lleshi, u arrit të futej një pistoletë në burgun e Peqinit. U arrit të ekzekutohej vëllai i atij që kreu vrasjen.

Urdhërues del Aurel Hoxha, pasi ekzekutor janë të tjerë dhe rolet pritet të shihen më tej. Nëse ai ka urdhëruar dhe vrasje të mëparshme, kjo mbetet për tu parë.”, tha gazetarja Delia.

/ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!