Nga Leontina Nika
Pas gjashtë vitesh në krye të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, Zana Çela megjithëse nuk e ka marrë ende në dorëzim investimin e bërë nga Ministria e Kulturës pas rikonstruksionit thotë se do të kandidojë sërish për këtë post.
“Po do kandidoj sërish për këtë post , qëllimi im është përmbushja e objektivat që i kam vënë vetes sëbashku me stafin sigurisht sepse nuk i lë punët në gjysmë”.
Ministria e Kulturës ka hapur 30 mars thirrjen për drejtor të Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baleti, ku kandidatët duhet të kenë Master shkencorë për ekonomi. Çela thotë se ky kriter i shtuar nga Ministria e Kulturës bie ndesh me vendimet e qeverisë, por dosjen do ta dorëzoi së shpejti.
“Unë kam Master shkencorë, por jo në ekonomi, por unë ndjek ligjin dhe ky kriter i shtuar nga Ministria e Kulturës bie ndesh me vendimet e qeverisë” CV ime është në sinkron me kërkesat për këtë post.”
Deklaratat drejtoresha në detyrë i bëri në konferencën për shtyp për turneun historik te të gjitha trupave artistike te Ansamblit Popullor të Këngeve dhe Valleve i në Kosovë më 25 prill. /abcnews.al