Zamira Koleci, “Ju flet…” zëri mitik i Radios shqiptare

schedule10:48 - 13 Shkurt, 2020

schedule 10:48 - 13 Shkurt, 2020

Zamira Koleci është ndër historitë e gjalla të gazetarisë shqiptare, specifikisht asaj radiofonike.

Ajo ishte e ftuar në studio në emisionin ABC –ja e mëngjesit me Enkel Demin. Një zë mitik i Radio Tiranës dhe tashmë i Top Albania Radio.

Ajo ndau emocionet dhe opinionet e sa në lidhje me profesionin e saj dhe pse nuk ka dashur kurrë të heqë dorë nga puna e saj në Radio.

“Komunikimi me mikrofonin vjen gradualisht, zëri përpunohet më mirë në radio, këtë ta them me bindjen më të madhe. Në radhë të parë e rëndësishme është figura.

Syri është më i fortë se veshi ndërkohë që veshi është tamam si radio, nëse do e dëgjon nëse nuk do nuk e dëgjon. Syri është agresiv, është sundues, të dhunon njëlloj si televizioni ndërkohë që radio rri në një cep dhe e dëgjon, është shoqëruese.

Ndërkohë që Televizioni të thotë “që jam këtu dhe duhet të më shohësh mua”. Kanë raporte krejt të kundërta me njëri tjetrin, televizioni është më pushtues. Studentwve u them qe te bejne radio njehere pastaj Televizion...”./abcnews.al