Gazetari dhe analisti i njohur, Lirim Zalla, është i ftuar në studiot e ABC News në emisionin Pressing, aty ku foli për kombëtaren e Shqipërisë. Në fjalën e tij, Zalla tha:
“Rezultat i dyshimtë, kompleks, në të gjitha aspektet. Duke filluar që nga rezultati. Andorra theu rekordin e jetës, duke shënuar dy gola në transfertë.
Nuk mund të justifikohemi me këtë rezultat sot. E përkrahëm dhe e mbështetëm edhe kur humbi me Turqinë, por sot ishte e pafalshme. Vetëm 3260 njerëz në stadium. Kudo në botë, sado e dobët të jetë kombëtarja, stadiumi duhet të jetë plot. Luan kombëtarja, është nder i kombit.
Me Andorrën ka luajtur dhe Franca, duke pasur 60 mijë tifozë në stadium. Kombëtarja është e shenjtë, nuk është e askujt. Është e gjithë shqiptarëve. Kjo ishte eliminatore për Europian, vetëm 3000 vetë në stadium.
Vetë Federata nuk di t’i sjellë njerëzit në stadium. Pashë atë banderolën “Hallexhinjtë”. Do të kishte qenë ndryshe historia. Ccfarë do të kishte ndodhur nëse do të kishim një stadium 22 mijë vendesh?”./abcnews.al