Zalla: Mision i mirë dhe dështim i pastër, paguan lekë për të mbushur stadiumin

schedule22:46 - 13 Janar, 2020

schedule 22:46 - 13 Janar, 2020

Në një prononcim për emisionin “Pressing”, Lirim Zalla, moderatori dhe gazetari i njohur thotë mendimin e tij në lidhje me Evenimentin e Solidaritetit që u zhvillua në “Air Albania Stadium”.

Nëse e do shkurt, do thoja që ishte një mision i mirë, dështim i pastër dhe mungesë transparence. Qëllimi ishte absolut në kuptimin e mirë të fjalës, shenjë e mirë, emancipim i futbollit. Ishte shumë interesante për ta bërë këtë.

Dështim sepse nuk ditën ta organizojnë, nuk sollën njerëz në stadium. Ditët e fundit u sulën në shkolla dhe paguan nga 5 mijë lekë për të ardhur. Kam gjithmonë prova për ato që them. E kam shumë të sigurt. Mungesa e transparencës? Në të gjithë botën sapo mbaron aktiviteti, njerëzit njoftohen që ishin kaq tifozë dhe u mblodhën kaq para.

Transparenca është e rëndësishme. Nuk do t’i shpëtojnë këto të ardhurat njerëzit e prekur nga tërmeti. Transparenca bën vazhdimësinë. Kur nuk ndodh, nuk do të vijnë më njerëz në stadium, thekson Zalla. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!