Një 81 vjeçar është gjendur i pajetë në oborrin e banesës së tij. Policia po vijon hetimet për shkaqet e ngjarjes.
”Me datë 13.01.2025, rreth orës 09:00, në Zall-Bastar, është gjetur pa shenja jete në oborrin e banesës së tij shtetasi Xh.M, rreth 81 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të ndërrimit të jetës.” – njofton policia. / abcnews.al