Zakone të përditshme që dëmtojnë rëndë flokët

schedule10:24 - 9 Shkurt, 2021

schedule 10:24 - 9 Shkurt, 2021

Jo gjithmonë trajtimet e shtrenjtat të flokëve ju ndihmojnë t’i mbani ato të shëndetshme. Flokët mund të dëmtohen nga zakonet tuaja të këqija, të cilat ju nuk i dini. Më poshtë abcnews.al do ju tregojë 7 zakone të këqija që dëmtojnë flokët tuaja.

Vishni rroba me material leshi

Veshjet e leshta ju mbajnë ngrohtë në mot të ftohtë, por ky material mund të dëmtojë flokët tuaj. Leshi elektrizon flokët duke i bërë të kapen pas saj, gjë që përfundimisht çon në këputje të flokëve.

Hani shumë ton

Megjithëse toni është një  burim i shkëlqyer i shumë elementëve, ai gjithashtu përmban nivelet e larta merkuri. Ky metal i rëndë toksik mund të shkaktojë disa probleme serioze të shëndetit. Ekspertët mjekësore rekomandojnë të hani ton në mënyrë të moderuar. Konsumi i tepërt i mërkurit lidhet dhe me rënien e flokëve.

Përdorni peshqir dhe tharëse për të tharë flokët

Shumica prej nesh janë mësuar të mbështjellin flokët me peshqir pas dushit. Por peshqirët e pambukut i bëjnë flokët tuaja të dëmtohen. Peshqiri është i trashë dhe më i thatë se flokët, kjo mund të shkaktojë ngritjen e kutikulës, e cila nga ana tjetër mund të ndikojë në formimin e majave të dyfishta. Përdorimi i rregullt i një tharëseje flokësh gjithashtu mund të ndikojë në brishtësinë e flokëve. Për t’i tharë në mënyrë korrekte mbajeni tharësen jo shumë afër flokëve.

Po përdorni lidhëse llastiku

Lidhëset e ngushtat të flokëve mund të shkaktojnë dëme afatgjata në loket tuaj, pasi ushtrohet presion i lartë në to. Mundohuni të zgjidhni lidhëse që nuk i ngushtojnë shumë flokët.

Aplikoni balsamin deri në rrënjë të flokëve

Balsami është një domosdoshmëri për t’i mbajtur flokët tuaj të butë dhe të ushqyer, por mund të ketë efekt të kundërt nëse nuk e përdorni siç duhet. Nëse e vendosni atë në rrënjë, mund t’i bëjë flokët të duken të yndyrshme. Për t’i mbajtur flokët tuaja të buta dhe me shkëlqim, aplikojeni balsamin në gjatësitë dhe majat e flokëve.

Po përdorni shpesh shampo të thatë

Shampoja e thatë është ideal kur ju doni të dukeni bukur, edhe pse nuk keni patur kohë për të larë flokët. Por, përdorimi i tij shumë shpesh, mund të bëjë që koka t’ju kruhet dhe të jetë e thatë. Gjithashtu parandalon rritjen e qimeve të reja. Meqenëse shampoja e thatë në të vërtetë nuk i pastron flokët tuaj, mund të çojë përfundimisht në zbokth.

Vendosni syzet e diellit në kokë

Vendosja e syzeve të diellit në kokë mund t’ju ndihmojë që të mos i humbisni ato, por nëse e bëni këtë gjë rregullisht, flokët tuaja do të hollohen. Shtrëngimi i syzeve mund të zvogëlojë rrjedhjen e gjakut në lëkurën e kokës dhe ngadalëson rritjen e flokëve. Nëse jeni alergjik ndaj metaleve të syzeve, kjo gjithashtu mund të çojë në rrallimin e flokëve./e.b-abcnees.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!