Zaimina Vasjari pozon me barkun e rrumbullakosur dhe shtron një pyetje për fansat

schedule14:19 - 26 Nëntor, 2021

schedule 14:19 - 26 Nëntor, 2021

Pasi zbuloi se do të bëhet sërish nënë, Zaimina Vasjari ka ndarë dhe disa imazhe ku shfaqet me barkun e rrumbullakosur. Këngëtarja e mirënjohur shihet bashkë me të bijën, e cila erdhi në jetë në fillim të vitit 2018.

Të veshura me të bardha, ndërsa pozojnë pranë detit, vogëlushja shihet duke puthur barkun e së ëmës. Ndjesinë që po përjeton ndërsa pret të sjellë në jetë fëmijën e dytë, ajo e përshkruan me disa fjalë të ëmbla.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ᴢᴀɪᴍɪɴᴀ ᴠᴀsᴊᴀʀɪ (@zaimina_vasjari)

“Dy bekimet e jetës time që më kujtojnë dhe tregojnë se sa e bukur është jeta, se si mundet njeriu të jetë i lumtur vetëm nga një prekje, puthje apo buzëqeshje. Faleminderit Zot!“, ka shkruar Zaimina ndërsa ka shtruar dhe një pyetje: “Si mendoni bebi është vajzë apo djalë?” /abcnews.al