Wilfried Zaha duket se do të jetë lojtari më i ri i Bayern Munchen. Ylli i Crystal Palace në Premier League ndërroi agjent disa ditë më parë, duke vazhduar bashkëpunimin me agjentin e njohur, Pini Zahavi. Ky i fundit ka nisur menjëherë punën për t’i gjetur skuadër të re 26 vjeçarit dhe duket se ka arritur të kryejë këtë mision.
Bayern Munchen ka shfaqur interes për Wilfried Zaha, i cili nuk ka pranuar në asnjë mënyrë që të vazhdojë bashkëpunimin me Crystal Palace, edhe pse rinovoi dy vite më parë. Flitet se Zaha është ndier i “tradhtuar” nga klubi londinez, pasi këta të fundit e bindën që të rinovojë, duke i premtuar edhe një kalim në një klub më të madh.
Tashmë, duket se Zaha e ka ndarë mendjen dhe nuk ka pranuar kurrsesi që të zbresë më në fushë për klubin londinez, duke i detyruar këta të fundit ta nxjerrin në merkato. Bayern, me një ofertë 40-50 milionë euro, do të sigurojë firmën e lojtarit nga Bregi i Fildishtë, i cili është një ndër më të mirët në rolin e tij në Premier League./abcnews.al