Zaev: Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut më 15 korrik

schedule16:18 - 15 Qershor, 2020

schedule 16:18 - 15 Qershor, 2020

Partitë politike në Maqedoninë e Veriut kanë rënë dakord që zgjedhjet të zhvillohen me 15 korrik.

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev bnë një konferencë për mediat ka bërë me dije se kushtet e VMRO-DPMNE-së janë pranuar dhe kjo datë është e pranueshme për OBRM-PDUKM-në, të cilën ai tashmë e ka diskutuar me kreun e partisë, Hristijan Mickoski.

Sipas tij 13 dhe 14 korriku do të jenë data kur do të votojnë personat në vetizolim, të sëmurët me Covid-19 dhe qytetarët që kanë sëmundje të tjera

Ne jemi të vetëdijshëm që jemi në një moment të ndërlikuar, duhet të ndërmarrim hapa të rëndësishëm. LSDM është mbajtësi i pushtetit përgjegjës, ne duhet të bëjmë gjithçka për t’i siguruar institucioneve me kapacitet të plotë. Ne kemi nevojë për Kuvend aktiv dhe një qeveri politike funksionuese. Kjo lojë nervash në të cilën vuajnë qytetarët duhet të përfundojë. LSDM-ja po tregon edhe një herë madhështinë e saj, në mënyrë që njerëzit të mos vuajnë, e cakton 15 korrikun, si datën përfundimtare dhe të vetme për zgjedhjet.

Unë bisedova me Mickoskin dhe ai konfirmoi që ai do të kandidojë në zgjedhjet e 15 korrikut. E mërkura do të jetë ditë jo pune për të gjithë qytetarët. Kjo është për të shpëtuar shtetin. Të hënën dhe të martën do të votojnë personat e sëmurë, si dhe ata që janë pozitivë për me koronavirus, ata që janë në izolim dhe të sëmurë kronikë”, ka thënë Zarev.

Ndër të tjera Zaev është shprehur se kjo është mënyra më e mirë për të shpëtuar shtetin, asnjë nga politikanët e Maqedonisë së Veriut nuk duhet të luajë me njerëzit e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!