Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka bërë me dije se vendi pret vaksinat kineze deri në fund të javës së ardhshme.
Ndër të tjera kujtojmë se në Maqedoni pritet që të mbërrijnë 200.000 vaksina të blerë nga Kina.
“Ne presim vaksinat kineze deri në fund të javës së ardhshme, sot është dita e parë e punës pas Vitit të Ri Kinez. Ambasada jonë dhe ambasada kineze në vend, së bashku me kompanitë që ndihmojnë me Sinofarm, mendoj se tashmë po bëjnë hapin e fundit.
E dini që paratë janë paguar nga shteti. E gjithë kjo konfirmon hapat e ardhshëm, në lidhje me transportin, paketimin, sigurimin, garancitë që do të sigurohen, dhe unë besoj se gjithçka do të rrjedhë në ditët në vijim dhe ne do të kemi një identitet serioz për të mbajtur datat deri në fund të muajit, domethënë deri në fundi i javës së ardhshme”, ka thënë Zaev./abcnews.al