Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev do të udhëtojë nesër paradite për në Greqi, kur pritet të takohet edhe me homologun e tij grek Micotakis.
“Duhet të ndaj kënaqësinë time për interesin e kompanive greke që të investojnë në vendin tonë. Do ta shfrytëzoj mundësinë që të përforcojmë miqësinë dhe përmes ekonomisë, ta thellojmë bashkëpunimin”, deklaroi Zoran Zaev, kryeministër. Ndërkohë i pyetur për takimin Pendarovski-Makron, Zaev tha se pret që të kthehet presidenti dhe të njoftohet në detaje për takimin, megjithatë u shpreh se është i kënaqur nga takimi i realizuar. /abcnews.al