Zaev publikon pyetjen e referendumit në takimin me liderët politikë

schedule11:29 - 19 Korrik, 2018

schedule 11:29 - 19 Korrik, 2018

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, njoftoi se do të mbahet një takim i ri liderësh sot pasdite. Kjo erdhi pasi në takimin e djeshëm të liderëve të të gjitha partive politike në vend, lideri i opozitës tha se nuk është dakord me një format kaq të gjerë të takimit të liderëve. Ai madje u largua nga mbledhja.

“Të gjithë ne që ishim në takimin e liderëve jemi për referendum të suksesshëm. Ndërsa sjellja e Mickovskit e demonstruar në emër të VMRO-DPMNE-së është jo serioze, e papërgjegjshme dhe ofenduese ndaj të gjithë subjekteve politike dhe qytetarëve të Maqedonisë”, deklaroi Zaev.

Gjithashtu kryeministri maqedonas mbrëmë bëri të ditur edhe pyetjen e referendumit e cila do të jetë:

“A mbështesni anëtarësimin në BE dhe NATO me pranimin e Marrëveshjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë?”.

Referendum pritet të mbahet në Shtator ose Tetor./abcnews.al