Zaev pas takimit me Von der Layen: RMV dhe Shqipëria të vijojnë sëbashku rrugën drejt BE-së

schedule16:52 - 10 Maj, 2021

schedule 16:52 - 10 Maj, 2021

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka zhvilluar ditën e sotme takim me kryetaren e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në këtë takim Zaev u shpreh se vlerat evropiane janë udhërrëfyes për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se mbrojtja e identitetit është gjithashtu vlerë evropiane.

Më tej ai ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vazhdojnë sëbashku në rrugën drejt integrimit evropian.

“Identiteti maqedonas përveç që është çështje krenaria, gjithashtu është edhe çështje e fakteve, shkencës, traditës dhe simbol nacional i popullit tonë. Ai nuk do të jetë çështje për bisedime.

Vlerat evropiane janë udhërrëfyes për ne, por mbrojtja e identitetit është gjithashtu vlerë evropiane”, theksoi Zaev pas takimit me Ursula von der Leyen, në Bruksel.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!