Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, paralajmëroi se vendimi për të mos hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në, mund ta vërë në rrezik marrëveshjen e Prespës për emrin, arritur midis Zaev dhe ish-kryeministrit grek Cipras ndërkohë që dy proçeset janë të lidhura.
Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha në një intervistë për edicionin grek të Euroneës në Shkup se disa nene thelbësore të marrëveshjes së Prespës, e nënshkruar me Greqinë në vjeshtën e 2018, që zgjidhin kontestin midis dy vendeve që ka zgjatur për dekada, janë të lidhura me përparimin e anëtarësimit të vendit të tij në BE.
“Disa kapituj do të jenë të ngrirë sepse ato nuk mund të zbatohen. Ne do të përpiqemi t’i zbatojmë ato, por të dyja janë të lidhur me njëri-tjetrin”
Zaev tha se kapitujt kontestues kanë të bëjnë kryesisht me përdorimin e brendshëm të emrit të ri të vendit. Kryeministri, i cili e çon vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme në prill të vitit të ardhshëm, pas mos-hapjes së negociatave, tha se anëtarësimi në Union është e vetmja rrugë përpara për vendin e tij dhe për vende të tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Ne nuk kemi alternativë. Nuk ka oferta të tjera që mund të shërbejnë si alternativë. Ofertat e tjera që mund të jenë nuk na japin demokraci, shtet të së drejtës dhe liri. Nëse drita e yjeve të flamurit të Bashkimit Evropian është shuar, ne do të kemi errësirë këtu. Dhe ne mund të humbasim në këtë errësirë. Nëse radikalizmit dhe ringjalljes së nacionalizmit u jepet tokë pjellore, kjo do të dëmtojë shumë Ballkanin. Dhe kur Ballkani ka një problem, Evropa ka një problem”. /ABC News Albania 24/7