Zaev merr zyrtarisht mandatin e dytë si kryeministër: Vazhdojmë para në planin ndërkombëtar

schedule11:48 - 31 Gusht, 2020

schedule 11:48 - 31 Gusht, 2020

Kryeministri i ri Zoran Zaev sot në Qeveri zyrtarisht mori funksionin nga Kryeministri i deritanishëm teknik Oliver Spasovski.

Zaev, në fjalën e tij ka falënderuar Kryeministrin e deritanishëm Oliver Spasovskin dhe anëtarët e Qeverisë kalimtare për punën e suksesshme gjatë nëntë muajve të fundit, theksoi se kjo Qeveri me guxim dhe me sukses u ballafaqua me krizën shëndetësore-ekonomike shkaktuar nga virusi korona COVID-19.

“Në kushte të tilla të komplikuara, me sukses u organizuan dhe u zbatuan zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe u zgjodh Qeveria e re.Tani Republika e Maqedonisë së Veriut është anëtare e NATO Aleancës dhe e realizon perspektivën e vendosur të BE-së pas marrjes së vendimit për fillim të negociatave me Bashkimin Evropian”, ka thënë Zaev.

LEXO EDHE: Parlamenti miraton qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut, opozita largohet nga salla pas votimit

Duke i uruar punë të suksesshme në funksionin ministër i Punëve të Brendshme, Kryeministri Zaev i uroi Spasovski bashkëpunim të frytshëm dhe vazhdimësi në tejkalimin e sfidave në atë resor, si dhe pjesëmarrje aktive në punën e Qeverisë në sjelljen e politikave në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut./abcnews.al