Zaev: Merkel e Trump s’mund të përdorin “Severna Makedonija”

schedule16:19 - 26 Shkurt, 2018

schedule 16:19 - 26 Shkurt, 2018

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev në një intervistë për gjermanen “Spiegel” deklaroi se nuk do të pranohej termi “Maqedoni veriore” si zgjidhja e çështjes së emrit me Greqinë.

Në një intervistë për gjermanen “Spiegel” , kryeministri maqedonas nuk ka pranuar kërkesën e Athinës zyrtare që emri i ri i Republikës maqedonase të mos përkthehet në gjuhë të tjera duke thënë se nuk ka asnjë argument racional për të mbështetur këtë tezë. Më tej kreu i ekzekutivit maqedonas shtoi se nuk e kishte aspak të qartë se si do të aplikohej ky emër i kërkuar nga pala greke. Zaev thesoi se kancelarja gjermane Angela Merkel apo presidenti amerikan Donald Trump nuk mund të detyrohen ta quajnë vendin e tij Maqedoni veriore, pasi do të përbënte një precedent ndërkombëtar.

Por Spiegel, në analizën e saj përmend faktin se përdorimi i termit Maqedonia Veriore nga ana e kryeministrit Maqedonas mund të nënkuptojë se ky është vërtet propozimi që do të conte në një zgjidhej për përplasjen disa vejcare për çështjen e emrit mes athinës dhe shkupit.

Zaev ka këmbëngulur dhe njëherë se emri i shtetit të tij është krenaria dhe identiteti i çdo maqedonasi dhe se nuk ka asnjë arsye që kushtetuta e vendit të ndryshojë.

Duke iu referuar marrëdhënieve me vendin fqinj Zaev tha se Greqia do një partner por jo një partner pa identitet. Por kreu I ekzekutivit maqedonas konfirmoi se do të ktijohet një komision I përbashkët I cili do të merret me rishikimin e përmbajtjeve të librave të historisë.

Ai gjithashtu u shpreh optimist për gjetjen e një zgjidhjeje duke shtuar se Maqedonia kanjë vend të rëndësishëm në rajon, dhe se Shkupi synon integrimin në bashkimin europian. Dështimin e negociatave me Greqinë për cështjen e emrit ai e cilësoi si me pasoja jo vetëm për vendin e tij, por dhe për Ballkanin perëndirmor dhe Bashkimin Europian. /abcnews.al