Zaev: Maqedonia e Veriut e hapur për bashkëpunim të thellë ekonomik me Rusinë

schedule17:11 - 14 Nëntor, 2019

schedule 17:11 - 14 Nëntor, 2019

Kryeministri maqedonas  Zoran Zaev tha të enjten se Maqedonia e Veriut bashkëpunon me Rusinë, Kinën dhe Lindjen e Mesme, por nuk ka alternativë tjetër për ne përveç NATO-s dhe BE-së.  Zaev i bëri komentet në shënimin e 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha të enjten në një konferencë shtypi pas shënimit të 25 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Maqedonisë së Veriut dhe Federatës Ruse, se vendi i tij mbetet i hapur për bashkëpunim sa më të thellë ekonomik me federatën Ruse dhe me shtetet tjera, mirëpo Maqedonia e Veriut nuk kërkon alternativë tjetër përpos BE-së dhe NATO-s.

“Alternativë tjetër përpos NATO-s dhe BE-së nuk ekziston. Këtë na e ka thënë populli ynë, rreth 80 për qind e qytetarëve tanë janë për integrim të Maqedonisë sës Veriut në NATO dhe BE. Është interes i yni, siç është interes edhe i vendeve të BE-së dhe NATO-s. të bashkëpunojmë me pjesën tjetër të botës. Ne bashkëpunojmë me Rusinë me Kinën edhe me Lindjen e Mesme si dhe me shumë shtete aziatike, siç janë India dhe shumë shtete tjera, për shkak se kjo sjellë prosperitet direkt për popullatën tonë. Por gjithmonë theksojmë se  nuk ka alternativë tjetër për ne përveç NATO-s dhe BE-së”./abcnews.al