Zaev: Ky është momenti që BE të reflektojë për hapjen e negociatave

schedule17:07 - 30 Prill, 2019

schedule 17:07 - 30 Prill, 2019

Me anë të një video mesazhi drejtuar qytetarëve, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev u shpreh se tashmë është momenti që Bashkimi Europian të reflektojë për hapjen e negociatave për anëtarësim.

Pas kthimit nga Berlini ku së bashku me Zv/Kryeministrin për Cështje Evropiane Bujar Osmanin dhe Ministrin e Jashtëm Nikola Dimitrov, prezantuan Maqedoninë e Veriut në Samitin për Ballkanin Perëndimor, Kryeministri Zoran Zaev përmes një video-mesazhi adresuar për qytetarët e Maqedonisë së Veriut pret që BE-ja të reflektojë dhe t`i hapë negociatat me vendin.

Duke ju drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se ka shfrytëzuar të gjitha mundësitë për të dërguar mesazhin se vendi është i gatshëm për t’u aderuar në strukturat evropiane, duke bërë të ditur se tani radhën e ka BE-ja që të reflektojë.

“Porositëm se stabiliteti dhe reformat që i kemi bërë duhet të kuptohen si argumente serioze për një vendim pozitiv nga ana e BE-së për fillimin e negociatave gjatë verës. Morëm përgjegjësi për vete dhe për rajonin. Tash është koha që edhe BE-ja të marrë hapa me përgjegjësi për RMV-në dhe Ballkanin Perëndimor, që në fakt do të ishte përgjegjësi për popujt evropian”.

Në Samitin e Berlinit Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe Presidenti francez Emanuel Macron pohohet t`ju ketë thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor se do hyjnë në BE pasi t`i rregullojnë punët në shtëpi. Lidhur me këto pohime Zv/Kryeministri Bujar Osmani shprehet.

Krerët e Maqedonisë së Veriut edhe njëherë kanë potencuar se Marrëveshja e Prespës ka qenë pika më e ndritshme e Samitit të Berlinit, siç thanë, si model për zgjidhjen e çështjeve të hapura. Por, nga ana tjetër opinionistët në Shkup vlerësojnë se në Samitin e Berlinit janë dhënë shumë lëvdata për Maqedoninë, por pa ndonjë rezultat konkret për datë të negociatave. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!