Zaev i përgjigjet Mickokski: Në janar bëhemi anëtare e 30-të e NATO-s

schedule20:48 - 16 Nëntor, 2019

schedule 20:48 - 16 Nëntor, 2019

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka drejtuar akuza ndaj qeverisë lidhur me reformat në vend.

“Duhet të gjeneroni edhe më shumë vlera. Nëse ata shohin se nuk respektoni marrëveshjet, ekziston mundësia që sërish të riktheheni në ato kapituj ku ishit”, u shpreh kryetari i VMRO-DPMNE.

Nga ana tjetër për Kryeministrin Zaev nuk ka dilemma se vendi do ti fillojë negociatat me Bashkimin Europian. Ai në një tribunë partiake në Veles theksoi se në Janar Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

“Dje pata rastin të bisedoj edhe me Kryeministrin spanjoll. Spanja do të formojë shpejt qeverinë. Do të kemi ratifikimin që e presim. Në fund të nëntorit Franca do ta përfundojë në parlament. Do të ratifikohen të gjitha protokollet, ku në mënyrë solemne, besoj në Janar, parlamenti ynë do ta bëjë ratifikimin e fundit dhe do të bëhemi anëtarja e 30-të e NATO-s”, deklaroi Zaev.

NON-PAPER-i është në fazë të shqyrtimit, kurse Franca propozon që vendimi për metodologjinë e re të miratohet deri në Janar, që sipas ekspertëve në Shkup është një periudhë e shkurtër. Vëzhguesit thonë se dokumenti nuk ka detaje të saktësuara dhe se tani BE-ja ka mekanizma që të ndëshkojë kandidatët që nuk i bëjnë detyrat e shtëpisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!