Kryeministrat e Greqisë dhe të Maqedonisë së Veriut, Kirjakos Micotakis dhe Zoran Zaev, do të takohen të enjten në Selanik, gjatë samitit të Selanikut i cili mbahet më 14 dhe 15 nëntor.
Takimi është konfirmuar zyrtarisht nga kabineti i kryeministrit grek. Kryeministri grek do të takohet edhe me kolegun e tij bullgar Bojko Borisov.
Ky do të jetë takimi i dytë i kryeministrit maqedonas me atë të Greqisë, pasi u takuan për herë të parë në shtator në Nju-Jork, në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. /abcnews.al