Zaev dhe Mickoski nuk gjejnë marrëveshje për Prokurorinë Publike

schedule16:16 - 11 Mars, 2019

schedule 16:16 - 11 Mars, 2019

Nuk është arritur asnjë marrëveshje për prokurorinë publike në Maqedoninë e Veriut, dhe pas takimit të kryeministrit Zoran Zaev me liderin e VMRO DPMNE. Gjatë bisedimeve është hapur dhe çështja e prokurorit shtetëror publik.   

Grupet e punës së LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së do ta harmonizojnë Ligjin e ri për Prokurorinë Publike, janë dakorduar në takimin liderëve krerët e socialdemokratëve dhe të opozitës Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski.

Kryeministri Zoran Zaev dhe Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski nuk gjetën zgjidhje për PSP-në, kurse kanë hapur edhe çështjen për Prokurorin shtetëror publik.

Hristijan Mickoski: “Ligjin e ri për Prokurorinë Publike e kemi marrë të enjten dhe nuk kemi pasur shumë kohë t`i përkushtohemi substancës së Ligjit, por për VMRO-DPMNE-në, Prokurori special ka humbur kredibilitetin profesional që ta ketë përkrahjen tonë, duke llogaritur edhe ekipin e saj. Ndryshe parimisht integrimi i PSP-së në Prokurorinë Publike mund ta hapim si temë, për shkak se është pjesë e ligjeve reformuese, por të drejtat dhe obligimet e Prokurorisë së re Speciale duhet të jenë çështje të negociatave”.

Për dallim nga Mickoski, Kryeministri Zaev ka theksuar se për Qeverinë është e pranueshme që PSP-ja të inkorporohet në Prokurorinë Publike në krye me Katica Janverën. Kryeministri pret që të arrihet konsensusi për ligjin me të cilin garantohet ardhmëria e PSP-së.

Zoran Zaev: “ I jap përkrahje të plotë Janevës dhe ekipit të saj që ishin shkëndija për drejtësi në këtë vend. Ka mundësi që edhe mua dikush të mos më pëlqejë, por institucionet duhet të respektohen. Besoj se do të sigurojmë shumicën prej dy të tretave, shpresoj se do të jetë me konsensus, por ligji miratohet me shumicë prej dy të tretave. Dëshira ime është që kjo të bëhet me konsensus. Nëse, jo, do të bëj gjithçka që ta sigurojmë shumicën edhe për Ligjin për Prokurorinë Publike dhe për disa ligje reformuese. Ndoshta do të kemi sukses e ndoshta jo, por, për momentin nuk ka gjë më të vlefshme, që përveç kualitetit të jetës së qytetarëve paralelisht t`i hapim kapitujt me BE-në.”

BE-ja kërkon që Ligji për Prokurorinë Publike të miratohet deri në fund të Marsit, kur duhet të votohen edhe ligjet tjera reformuese nga Plani 18. Lidhur me Zgjedhjet Presidenciale dy liderët kanë dakorduar një bashkëpunim operativ të dy ekipeve të kandidatëve presidencial./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!