Jo vetëm që nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve të cilët i kishte thirrur në konferencë por kryetarja në ikje e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zacaj, u shfaq në sallë me pyetje dhe përgjigje të parapërgatitura, siç e tregon edhe ky dokument i siguruar nga Abc News.
“Do me lejoni të vazhdoj me pyetjet që kanë ardhur, unë do lexoj përgjigjet, ka shumë mundësi që në pyetjet që ju keni të gjeni përgjigjet përkatëse. Dhe nëse do të keni pyetje të tjera, do ti marrim shënim”.
Edhe pse insiston se ka përgjigje vetëm për temat të cilat kanë të bëjnë me veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese përgjatë 2024, Zacaj, ndryshon mendim kur bëhet fjalë për mandatin e saj apo të koleges Sonila Bejtës, të cilës nuk nguron ti dalë në mbrojtje.
“Unë e vura në lëvizje Gjykatën për të shmangur një konflikt kushtetues dhe për të evituar përfshirjen e saj në ndonjë mosmarrëveshje mes organeve të pushteteve, në kushtet kur Gjykata e Lartë shpalli vakancën pa pritur Gjykatën Kushtetuese të shprehej për mbarimin e mandatit.
Cështja e sjellë nga presidenti është sjellë si një mosmarrëveshje kushtetuese. Dhe si e tillë do të trajtohet si një cështje gjyqësore, pra nuk është si rasti I deklarimit të mandatit . Për një cështje që është në hetim ne nuk mund të japim asnjë konsideratë përtej kësaj , informacioni që po ju jap është administrativ”.
Zaçaj nuk nguroi që këtë komunikim publik ta përdorte si plaftorm për të sulmuar SPAK.
“Shkresa është dërguar zyrtarisht ditën e mërkurë, datë 19 shkurt. Ende nuk kemi një përgjigje zyrtare nga ai institucion. Ndërkohë që si Kryetare e Gjykatës Kushtetuese informova zotin Dumani se nuk jam vënë në dijeni nga asnjë gjyqtar për ndonjë ndërhyrje apo ushtrim të ndonjë forme ndikimi të papërshtatshme nga avokatë, funksionarë politikë, publikë ose subjekte të tjera, bazuar në nenin 10, pika 3, të ligjit organik”.
Prej kohës, Gjykata Kushtetuese, nën drejtimin e Holta Zacajt, ka shmangur cdo përgjegjësi që i buron nga ligji duke mos u shprehur për përfundimin e mandateve të gjyqtarëve. Emërtimi me vonesë i tyre prish mekanizmin e përtëritjes së trupës./abcnews.al