Zaçaj, sot shkarkimi/ Meçe: Mandati i saj ka qenë i pjesshëm, po shkel Kushtetutën

schedule13:42 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 13:42 - 16 Dhjetor, 2024

Këtë të hënë pritet të vendoset për përfundimin e mandatit të Holta Zaçajt si kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Vendimmarrja e Mbledhjes së Gjyqtarëve për kërkesën e Zaçajt që nuk u arrit të enjten, pritet të merret këtë të hënë, kur është planifikuar mbledhja e radhës së gjyqtarëve.

Për analistin Arben Meçe ‘Zaçaj po shkel kushtetutën dhe kjo krijon penalitet’.

Në një lidhje live me “News Line”, ai u shpreh se Zaçajt i mbaron mandati në mars të 2025 si kryetare e Kushtetueses.

Sakaq, Meçe ka theksuar se mandati i saj ka qene i pjesshëm dhe duhet të jap dorëheqjen.

“Mund ti ndajmë gjërat, për mandatet e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese ka dy ligje në Kushtetutën e Shqipërisë, njëri është Kushtetuta që përcakton mandatin e anëtare dhe thotë që përsëritet në çdo tre vjet. Sipas Kushtetueses, në 2025 tre persona duhet të lënë mandatin dhe ata duhet të zëvendësohen në proces derisa të zëvendësohet cikli.

Në këtë kuadër zonja ka ardhur në zëvendësim të Vitore Tushës, e cila ka qene kryetare e Gjykatës Kushtetuese. Në mars të 2023 u vendos dhe u fut në një procedurë ku vendi shpalli vakancë. Përfundimisht, Tusha ishte në juridiksion tashmë dhe në këtë kuadër emërtesën e emëroi Gjykata e Lartë. Mandati i zonjës Holta është i pjesshëm thuhet”, u shpreh ndër të tjera Meçe./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!