Juristja Brizida Gjikondi thotë se Holta Zaçaj u nxitua me deklaratën e saj, në lidhje me mbarimin e mandatit në krye të Gjykatës Kushtetuese.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se Gjykata Kushtetuese ka në dorë disa çështje të rëndësishme.
Ndër të tjera, Gjikondi e konsideroi dështim protestën e Sali Berishës.
“Gjykata Kushtetuese ka në duar çështje të rëndësishme, si përgjimet në Encro Chat. Provat janë serioze. Janë edhe indicie që i ballafaqon në terren, Po bëhet luftë e madhe, klasa politike kërkon të mos njihen si prova. Kjo mendoj se ka të bëjë edhe me konfliktin e Zaçaj. Ajo ka treguar integritet, po u nxitua me deklaratën e saj. Komisioni i Venecias nuk është vendimmarrës. Dy vendet që çojnë më shumë ankesa, është Shqipëria në vend të parë, dhe Kosova në vend të dytë. Po të shikosh përgjigjet e tyre, janë gjithmonë diplomatike. Patjetër që po. Nuk e besoj shumë, sepse Berisha ka një gjyqtare në anën e tij. Kam përshtypjen, që është presion nga të dyja palët. Politika më e madhe në Shqipëri, luhet nën tavolinë. Mendoj se është prishje qejfi mes palëve.
Berisha, shyqyr që i doli një psedo viktimë si Gjekmarkaj. Ajo ishte një protestë që dështoi. Partia Demokratike ka marrë mbi 20 mijë vota në Tiranë në zgjedhjet e fundit parlamentare, por aty ishin 100 veta. Për të fshehur dështimin, përdori një martir si Gjekmarkaj. Ajo e djeshmja ishte neveri e madhe, më shumë kishte policë se protestues”, theksoi ajo./abcnews.al