Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Zaçaj “grindet” sërish/ Përplaset me qeverinë për Komisionin e Venecias

schedule19:01 - 20 Tetor, 2025

schedule 19:01 - 20 Tetor, 2025

SHQIPËRI- Ditët e fundit në zyrën e kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, po i shfrytëzon për t’u përplasur sërish me politikën. Në 35-vjetorin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Komisionit të Venecias, Zacaj, tha se opinioni i Venecias nuk mund të shërbejë për të kundërshtuar vendimet e gjykatës kushtetuese, edhe pse ishte ajo vete, e cila pak muaj me pare, kërkoi nga Venecia koment për mandatin e saj

Dhe mesa duket, siç ka treguar edhe historiku I dhjetëra raporteve të shkruara anglisht nga Venecia, në shqip ato lexohen ndryshe nga palët e përfshira në konflikt.

“Procesi konsultativ me Komisionin e Venecias nuk mund të përdoret për të shmangur vendimet e GJK që janë përfundimtare, dhe nuk mund të vihen në diskutim nga asnjë organ i shtetit. Kërkimi i një opinioni këshillimor duhet të ndodhë paraprakisht dhe jo të përdoret si mjet për të kontestuar një vendim të dhënë”, tha ajo.



Zaçaj i referohej qarte konfliktit qe ajo hapi për mandatin e Olta Xhaçkës, kur në krye të Gjykatës mori vendimin që detyronte kuvendin të votonte pro heqjes se tij.

Kuvendi si përfaqësuesi i zgjedhur i sovranit, vendosi t’i drejtohej Komisionit të Venecias, i cili përgjithësisht mbështeti shqetësimin e kuvendit.

Por megjithëqë rolin e tij thjesht këshillimor, Komisioni i Venecias i ka bërë shërbime të mëdha teprimeve të një demokracie në tranzicion si Shqipëria.

Përgjatë këtyre 35 viteve, institucionet shqiptare kanë kërkuar një sërë opinionesh nga Venecia, nga ndryshimet kushtetuese në 1998, tek ligjet elektorale, apo edhe tek reforma në drejtësi.

Pa këto opinione, thotë kryeministri Rama, Shqipëria do e kishte të pamundur të ndërmerrte procesin e Vettingut.

“Një proces kyç për reformën në drejtësi, një proces që e them më plot gojën sot se nuk është kryer me të njëjtën thellësi në asnjë vend që ngjashëm është përpjekur ta kryejë atë proces dhe një proces që deri në momentin e opinionit të Komisionit të Venecias kishte dhe jo pak kundërshti edhe në rrethet profesionale ndërkombëtare”, tha Rama.

Gjykata Kushtetuese ka qene I vetmi institucion shtetëror që ka shfaqur një shkallë relative imuniteti ndaj shkeljeve te ligjit dhe të Kushtetutës. Por trupa e re drejtuar nga Olta Zaçaj, tregoi gjatë këtyre viteve defekte serioze. Duke filluar nga formula e zgjedhjes se anëtarëve të kësaj gjykate, tek integriteti i vendimeve te saj, e deri tek integriteti personal I gjykatësve kushtetues.

Jo me larg se ditën e hënë, kjo gjykate mori një vendim të diskutueshëm për zgjedhjen e anëtarit të ri të kësaj gjykate, Asim Vokshi, si dhe rrezikon një përplasje të re me Presidentin e Republikës, se cilit mund t’i zhbëjë një vendim të dytë, pas pezullimit të dekretit të tij për zgjedhjet e pjesshme vendore për kryeqytetin.

Me pak fjalë në epokën Zaçaj, kjo gjykatë beri një gjë që nuk e kishte bërë kurrë: u fut në konflikt direkt politik, me qeverinë dhe kuvendin. Një arsye më shumë përse ende në Shqipëri, zëri dhe maturia e Komisionit të Venecias mbeten sërish një domosdoshmëri./ abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!