Yuri Kim takon Xhaçkën dhe Peleshin: SHBA mbështet Shqipërinë në rrugën drejt BE

schedule19:05 - 11 Janar, 2021

schedule 19:05 - 11 Janar, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka takuar ditën e sotme dy ministrat më të rinj të kabinetit të qeverisë të cilët morën detyrë disa ditë më parë, Olta Xhaçka dhe Niko Peleshi. Lajmin e ka bërë me dije ambasada e SHBA në Shqipëri me anë të një njoftim në faqen e saj zyrtare.

Në njoftim thuhet se gjatë takimit Kim ka rikonfirmuar rëndësinë e marrëdhënies midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë

“Ambasadorja Yuri Kim u takua sot me Ministrat e sapoemëruar të Mbrojtjes Niko Peleshi dhe atë për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhacka

 Gjatë takimit të saj me Ministrin Peleshi, Ambasadorja Kim rikonfirmoi rëndësinë e marrëdhënies midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë në fushën e mbrojtjes, si dhe mirëpriti rritjen e bashkëpunimit përpara “Defender Europe 21”, stërvitjes më të madhe ushtarake të zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri krahas forcave të Armatosura të SHBA dhe aleatëve të NATO-s.

Gjatë takimit të saj me Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ambasadorja Kim tha se mirëpret bashkëpunimin e ngushtë me Ministren Xhaçka në rolin e saj të ri, nënvizoi rëndësinë e forcimit të partneritetit tonë diplomatik dhe premtoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”, përfundon njoftimi./mv.abcnews.al