Yuri Kim takon vjelësin e ullinjve: Gjithë jetën ka punuar tokën me duar, shpresoj që Zoti ta bekojë

schedule17:50 - 29 Nëntor, 2021

schedule 17:50 - 29 Nëntor, 2021

Ambasadorja e SHBA në vendin tonë Yuri Kim është takuar me Artur Brakajn, i cili punon si vjelës i ullinjve në një biznes në partneritet me SHBA-të.

Kim shprehet se është shumë mirënjohëse të takohet me atë i cili gjithë jetën ka punuar tokën me duar. Ajo vlerëson punën e tij duke uruar që Zoti të bekojë duar të tilla punëtore që na ushqejnë të gjithëve.

“Është sezoni i vjeljes së ullirit dhe jam shumë mirënjohës që kam takuar Artur Brakajn, i cili gjithë jetën e ka punuar tokën me duar. Shpresoj që Zoti t’i bekojë duart punëtore si ato të Arturit që na ushqejnë të gjithëve”, shkruan ndër të tjera ambasadorja. m.v/Abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Yuri Kim (@amb_yurikim)