Yuri Kim takon Arben Krajën: SHBA pret që SPAK të luftojë korrupsionin dhe krimin

schedule15:17 - 8 Shtator, 2021

schedule 15:17 - 8 Shtator, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim është takuar sot me kreun e Prokurorisë së Posaçme, Arben Krajën. Në një postim në rrjetet sociale diplomatja amerikane thekson se SHBA pret që SPAK  të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar, pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur është subjekti dhe pavarësisht se cilës parti i përket.

“U takova me kreun e SPAK Arben Kraja për të nënvizuar pritjen e SHBA që SPAK do të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar, pa marrë parasysh sa i fuqishëm apo i pasur, pavarësisht se cila parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj të BKH, SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate çdo ditë”, shkruan ambasadorja.

Më tej, Kim flet me shifra për punën që SPAK ka bërë deri më tani. “Që nga fillimi i vitit 2021, SPAK ka hapur 264 raste të reja (218 korrupsion + 46 organizata kriminale). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatës konfirmuan konfiskimin e 70+ milion euro që tani i janë transferuar shtetit shqiptar. Hap pas hapi…,” përfundon ambasadorja amerikane. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!