Ambasadorja amerikane në Tiranë është takuar sot me prokurorin e SPAK, Altin Dumanin, i cili mban postin e shefit të Seksionit të Krimit të Organizuar. Lajmin e ka bërë me dije Yuri Kim me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Kryediplomatja amerikane thekson se i ka shprehur prokurorit vlerësimet për punën që është bërë dhe nënvizon se SPAK do të japë më shumë rezultate. Sipas ambasadores askush nuk është mbi ligjin.
“Takova sot Altin Dumanin, shefin e Seksionit të Krimit të Organizuar të SPAK, për të shprehur vlerësimin për ndjekjet penale të shumta që kanë rezultuar me burgim dhe konfiskim të pasurisë. SPAK do të japë edhe më shumë rezultate që tregojnë se askush nuk është mbi ligjin,” shkruan Kim. g.v/abcnews.al