Yuri Kim takohet me Mirela Kumbaron: Shqipëria potencial si destinacion turistik i klasit botëror

schedule18:55 - 19 Tetor, 2021

schedule 18:55 - 19 Tetor, 2021

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim është takuar pasditen e sotme me ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro. Ambasada e ShBA ka bërë publik takimin duke ndarë dhe foto të Kim dhe Kumbaros.

Ambasada thekson se në fokus të diskutimit ka qenë roli i çështjeve mjedisore “në përmbushjen e potencialit të madh që ka Shqipëria si një destinacion turistik i klasit botëror”.

“Ambasadorja Kim dhe Ministrjae Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro u takuan sot dhe biseduan mbi rolin e çështjeve mjedisore në përmbushjen e potencialit të madh që ka Shqipëria si një destinacion turistik i klasit botëror.

Komunitete, rrugë dhe plazhe të pastra janë thelbësore për tërheqjen e vizitorëve dhe bizneseve të reja, dhe ato ranë dakord për të gjetur mundësi të reja në bashkëpunimin midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë në arritjen e këtyre qëllimeve”, shkruan ambasada. m.v/Abcnews.al