Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim është takuar me ministren e Bujqësisë Frida Krifcën ku kanë folur për rritjen e bshkëpunimit në këtë sektor me SHBA.
Gjatë këtij takimi diplomatja e SHBA shkruan se kanë rënë dakord për të krijuar mundësi me qëllim rritjen e tregtisë dhe investimeve .
“Takova ministren e bujqësisë Frida Krifcën për të diskutuar bashkëpunimin në këtë sektor të rëndësishëm. Ne u pajtuam të eksplorojmë mundësitë për të rritur tregtinë dhe investimet (a e dini se 70% e sherebelës së importuar në Amerikë është nga Shqipëria?); nxjerr në pah se produktet bujqësore; mbështet turizmin në zonat rurale”, shkruan Kim.
Ambasadorja së fundmi ka zhvilluar takime me disa prej ministrave të rinj të qeverisë “Rama 3”, ku kanë diskutuar mbi problematika dhe mundësi bashkëpunimi./Abcnews.al