Ambasadorja e SHBA, Yori Kim në fjalën e saj për çertifikimin e ekspertëve të Poligrafit të SHBÇA, për BKH u shpreh se progresi i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm.
“Ky është një moment i rëndësishëm në jetën e të diplomuarve tanë. Progresi i reformës në drejtësi është shumë i rëndësishëm. Tashmë Shqipëria ka strukturën e saj SPAK, një tjetër armë në arsenalin e Shqipërisë për të luftuar korrupsionin dhe për të zbatuar shtetin ligjor.
Njësia e poligrafit brenda SHÇBA, kjo njësi do nisë të kryejë kontrollet e kandidatëve për drejtorë të BKH më vonë gjatë javës, një hap për ta vënë tërësisht në zbatim BKH.
SHBA do vazhdojë t’ju mbështesë në këtë detyrë e funksione të tjera vendimtare gjatë vitit të ardhshëm.
Sikurse me përparimin në fushat e tjera të reformës ne drejtesi, SHBA qëndrojnë vendosmërisht ne krahe te qeverise shqiptare për të larguar korrupsionin nga sistemi i drejtësisë penale. Sot jemi këtu 5 persona, s’është numer i madh është thjesht një pikë uji por i hedh sytë te busti i Skënderbeut, na e tregon këtë një legjendë, pak mijëra veta kundër një bote të tërë. Dua t’ju them të diplomuarve: “sot unë besoj tek ju dhe popullit shqiptar i them që unë besoj tek ju”.
Me mbështetjen e ministrit Lleshaj jam besimplotë që do ia dilni mbanë. SHBA do tju ndihmojnë me procesin. Qëndrojnë vendosmërisht me qeverinë e Shqipërisë ndërsa largoni korrupsionin”, u shpreh ambasadorja.
Ndërsa ministri i Brendshem Sandër Lleshaj tha se kjo pajisje e njohur boterisht e dhuruar nga SHBA, zbatimi i reformës në drjetësi po ecën çdo ditë me ritme të reja. “Vettingu në drejtësi po ecën me ritme , Reforma në drejtësi është e pakthyeshme. Në përpjekje për të rritur sendet e pajisjeve të poligrafit janë dhuratë e SHBA-së. Do të jetë në lartësinë më të madhe të pëgjegjësisë”, theksoi Lleshaj./abcnews.al

