Yuri Kim: Shqipëria dikur ishte Koreja e Veriut të Europës, sot në krah të SHBA, ju mbështesim drejt BE

schedule10:50 - 16 Mars, 2021

schedule 10:50 - 16 Mars, 2021

Në 30-vjetorin e rinvedosjes së marrëdhënieve të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadorja Yuri Kim ka vlerësuar bashkëpunimet dy palëshe pas çlirimit të Shqipërisë nga regjimi diktatorial. Kim deklaroi se Shqipëria dikur njihej si Koreja e Veriut të Europës, ndërkohë që sot është një aleate e SHBA që qëndron krah për krah saj në rrugën drejt Bashkimit Europian me angazhimin e përbashkët për ruajtjen e sigurisë.

Ambasadorja shtoi se anëtarësimi i Shqipërisë në BE do të lehtësojë shumë gjëra, ndërsa vlerësoi rolin e Shqipërisë në drejtimin e OSBE përgjatë vitit të vështirë të pandemisë së COVID-19.

“Sot shënohet një moment shumë i rëndësishëm. Për 50 vite kem qenë të ndarë dhe kemi ruajtur lidhjet me anë të zemrave. Më 15 Mars 91 e bëmë zyrtare. Jam e nderuar të jem ambasadorja e SHBA në Shqipëri. Reformat që ju keni bërë nga dita në ditë. Mendoj se nëse do I krahasonim këto 3 vite duhet të pranojmë këtë ndryshim pozitiv që ka ndodhur., Ky vend njihej si Koreja e Veriut të Europës, sot jeni shndërruar në aleate të SHBA.

30 vite më parë Shqipëria u çlirua. Gjatë viteve ne kemi punuar së bashku për një gamë të shumë ndryshimeve. Është një kënaqësi të shohësh si e kemi mbështetur njëri tjetrin në kohë shumë të vështira. Jemi të kënaqur që amerikanët kanë ardhur në Shqipëri jo vetëm si diplomatë. SHBA i ka ofruar Shqipërisë 1.1 mld dollar ndihma.

Si pjesë e këtij kontributi USAID ka mbështetur reformat të rëndësishme. Shqipëria është në prag të anëtarësimit në BE dhe SHBA janë krenarë të ju mbështesin ndërsa bëni përpjekjet e nevojshme. Vendimi i marsit të shkuar është dëshmi i përparimeve që Shqipëria ka bërë. Anëtarësimi I Shqipërisë në BE do lehtësojë shumë gjëra. Angazhimi ynë i përbashkët për sigurinë mishërohet Brenda aleancës së NATO-s.

Presim me kënaqësi të qëndrojmë krah për krah në 30 vitet e ardhshme dhe më tej. Udhëheqja e OSBE në  vitin 2020 është dëshmi e kontributeve që Shqipëria mund të japë. Ka qenë nder për mua të drejtoj ekipin e ambasadës së SHBA në 14 muajt e fundit. Nuk kam dyshim që së bashku Shqipëria dhe SHBA do vazhdojnë të përparojnë drejt vizionit të përbashkët. Pres të shoh atë që mund të arrijmë së bashku në 30 vitet e ardhshme”, tha Kim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!