“Yuri Kim shkoi në Theth me 13 bodyguard”, zbulohen destinacionet e preferuara shqiptare

schedule10:38 - 25 Shtator, 2020

schedule 10:38 - 25 Shtator, 2020

Turizmi është një nga sektorët më të prekur nga pandemia. Këtë vit ndryshe nga herët e tjera, ky sezon i gjeti shqiptarët brenda kufijve. Kjo gjë bëri që turizmi shqiptar të merrte vëmendje.

Të ftuar në studion e ABC së Mëngjesit, Ergys Vladi dhe Bujar Bardhi kanë folur për guidat e tyre turistike.

“Fundjavat janë shumë mirë, po ditët e javës nuk ka turistë. Po të shohësh Lrujën pa asnjë turistë edhe ‘97 nuk ka qenë kështu.

Jashtë Tiranës destinacionet  që kanë pasur më shumë kërkesa perveç lumit të Shalës ka qenë Thethi, pjesa e Tamarës, Lëpushës. Në jug janë drejt Jalës, Dhërmi. Zakonisht nuk shkojnë me agjenci shkojnë vetë në jug”, tha Bardhi.

“Turistët e huaj kur vijnë edhe flenë, dalin, më pas pushojnë. Shqiptarët kur vijnë kalojnë një ditë dhe kthehen në shtëpi. Nuk kanë kohë për më shumë për të eksploruar pazarin.

Vetëm në Tiranë janë 133 destinacione për tu vizituar, janë 33 fshatra rrotull dhe ka liqene, lumenj, kala.

Gjithashtu kam bërë guida me ambasadorë të huaj, një me katër mbasadorë dhe një me dy. Ambasadorja Yuri Kim ishte me 13 bodygaurdët e saj. Ajo ishte e mahnihur nga Thethi”, u shpreh Vladi. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!