Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka dhënë një mesazh për 1-vjetorin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit.
Në një postim në rrjetet sociale, Kim thotë se SHBA e mbështet SPAK për të arritur rezultate në 2021. Po ashtu ajo shton se drejtuesi i SPAK, Arben Kraja ka konfirmuar se institucioni është i vendosur për t’i dhënë fund mosndëshkimit.
“Në 1 vjetorin e SPAK, Kryeprokurori Arben Kraja iu përgjigj pyetjeve se si do të funksionojë SPAK. Më e rëndësishmja, ai konfirmoi vendosmërinë e SPAK për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kriminelëve në Shqipëri. SHBA do të mbështesë fuqimisht SPAK për të arritur rezultate në 2021”.

