Yuri Kim: Rruga e shqiptarëve është drejt të ardhmes dhe Perëndimit

schedule09:17 - 30 Shtator, 2022

schedule 09:17 - 30 Shtator, 2022

Ambasadorja Yuri Kim ka shpërndarë një deklaratë të bërë mbrëmjen e djeshme, duke theksuar që populli shqiptar ka ardhur koha që të mendojnë për të zgjedhur rrugën drejt së ardhmes dhe drejt Perëndimit.

“Mendoj se ndonjëherë, kur shikon çështje të tilla si dobësia e institucioneve demokratike, po, asgjë nuk është e garantuar.” shkruan Yuri Kim.

Mes të tjerash Yuri Kim thekson se është jetike për demokracinë që vijohet Reforma në Drejtësi.

“Është koha që populli shqiptar dhe qeveria shqiptare të zgjedhin përsëri se cilën rrugë do të zgjidhni. Mendojmë se rruga është përpara drejt të ardhmes, drejt perëndimit. Mendoj se ndonjëherë, kur shikon çështje të tilla si dobësia e institucioneve demokratike, po, asgjë nuk është e garantuar. Pra, mendoj që udhëheqësit duhet të marrin një vendim, çka është dhe arsyeja pse e theksojmë aq fort reformën në drejtësi, sundimin e ligjit, marrëdhënien tuaj me NATO-n. Ne besojmë që institucionet janë jetike për një demokraci” tha Yuri Kim në Opinion. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!