Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar sërish lidhur me operacionin e SPAK në Krujë. Në një postim në Twitter, diplomatja amerikane shkruan se i vjen mirë që po sheh rezultate të tjera nga SPAK.
Reforma në drejtësi po ecën përpara, hap pasi hapi, shton Kim.
Lidhur me operacionin e SPAK, ambasadorja amerikane bëri disa komente edhe nga vizita që bëri në portin e Durrësit.
Duke iu referuar arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkeleda Hoxha, një avokati dhe kryesekretares së gjykatës, diplomatja tha se ata që mendojnë se SPAK nuk po funksion, e kanë gabim.
POSTIMI
Good to see SPAK delivering more results. Justice reform is moving forward – step by step. https://t.co/89nbVRlIgb
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) February 11, 2021