Yuri Kim: Palët duhet të lëvizin me urgjencë për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese brenda 2020

schedule14:40 - 27 Nëntor, 2020

schedule 14:40 - 27 Nëntor, 2020

Ambasadorja Yuri Kim bën apel që palët të lëvizin me urgjencën për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese para datës 31 Dhjetor. Kim vlerëson takimin e djeshëm të KED, ndërsa shton se ky institucion bashkë me presidencën dhe parlamentin duhet të veprojnë në përputhje me Komisionin e Venecias.

“Takimi i djeshëm tregon bashkëpunimin e KED, Presidencës dhe Parlamentit për të vepruar me urgjencë në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias. Sjell një hap më afër një Gjykate Kushtetuese që funksionon deri më 31 Dhjetor. Palët përkatëse duhet të vazhdojnë të lëvizin me urgjencë”, shkruan Yuri Kim./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!