Yuri Kim në selinë e Kryqit të Kuq: SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë

schedule18:08 - 3 Qershor, 2021

schedule 18:08 - 3 Qershor, 2021

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte sot në Qendrën e Operacioneve Emergjente të inauguruar së fundmi në Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar.

Ambasada amerikane në një postim nën Facebook bën me dije se gjatë takimit me stafin, Kim diskutoi me ta mbi rëndësinë e punës së tyre.

“Si partnere dhe aleate të Shqipërisë, Shtetet e Bashkuara u përgjigjën menjëherë kur tërmeti 6.4 ballë goditi Durrësin në 2019, duke kontribuar më shumë se 2.4 milion dollarë në ndihmë për katastrofën. Sot, Ambasadorja e SHBA Yuri Kim dhe stafi i USAID/Albania vizituan Qendrën e Operacioneve Emergjente të inauguruar së fundmi në Selinë e Kryqit të Kuq Shqiptar në Tiranë. Gjatë turit, Ambasadorja Kim pa ndikimin e ndihmës së qeverisë amerikane, u takua me stafin dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe diskutoi me ta mbi rëndësinë e punës së tyre. Ambasadorja Kim premtoi se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin Shqipërinë, jo vetëm në përballimin e emergjencave dhe pandemisë, por përgjatë gjithë rrugëtimit të saj drejt një të ardhmeje më të zhvilluar,” shkruan ambasada. g.v/abcnews.al