Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim e ka quajtur një armë të fortë kundër gënjeshtrave dhe korrupsionit, certifikimin e 5 ekspertëve shqiptarë që do të përdorin testin e poligrafisë për personat që do të futen si fillim në radhët e institucioneve të reja të Drejtësisë dhe në polici.
Ambasadorja Kim në ceremoninë e certifikimit të ekspertëve që u trajnuar në SHBA për testin e makinerisë së të vërtetës është shprehur se Skënderbeu pavarësisht se ishin pak ushtarë në kohën e tij arritën të bënin ballë armiqve.
“Ky është një moment shumë i rëndësishëm. Drejtor Rrumbullak me mbështetjen e Lleshjat jam besim plotë se ju do t’ja dilni mbanë. SHBA do t’ju ndihmojë me këto detyra edhe në vitet e ardhshme. Sikurse me përparimin në Reformën në Drejtësi SHBA qëndron me qeverinë e Shqipërinë nëse largoni korrupsionin. Jemi këtu dhe 5 persona nuk janë numra të mëdha është një pikë ujë. Por i hedh sytë tek busti i Skënderbeut. E tregon legjenda. Pak mijëra veta kundër një bote të tërë. Dua tju them të diplomuarëve sot se unë besoj dhe dua tu them popullit shqiptar se unë besoj në ju. Sikurse shumë prej jush më uruan suksese edhe unë dua t’ju uroj suksese,” tha ambasadorja amerikane./abcnews.al