Ambasadorja Yuri Kim përmes një njoftimi në rrjetet sociale shkruan se procesi i pranimit të çeljes së negociatave me Shqipërinë do ta bëjë vendin më të fortë.
Kim ka cituar komisionerin për zgjerimin Oliver Varhelyi, i cili tha sot se i qëndron fort në rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe shpresoj që Shtetet Anëtare të marrin një vendim pozitiv në javët e ardhshme.
“Procesi i pranimit në BE – dhe reformat që kërkon – do ta bëjnë Shqipërinë më të fortë. Shpresojmë që BE të thotë PO për Shqipërinë”, shkruan Kim./abcnews.al
The EU accession process – & the reforms it requires – will make #Albania stronger. We hope the EU says YES to Albania https://t.co/PJl1tRtaFf
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) March 2, 2020