Yuri Kim: Mbështesim integrimin në BE dhe “Ballkanin e Hapur”

schedule11:11 - 22 Shtator, 2022

schedule 11:11 - 22 Shtator, 2022

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka deklaruar mbështetjen për procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Në një prononcim të shkurtër për mediat sot, ajo tha gjithashtu se SHBA mbështet iniciativën e “Ballkanit të Hapur”, si një proces që do të kontribuonte në integrimin e rajonit në BE.

“Mbështesim të drejtën e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u integruar në Bashkimin Europian. Ne do të vazhdojmë të mbështesim përfshirë Ballkanin e Hapur në mënyrë që të jenë konseguente dhe të kontribuojnë për procesin e integrimit që ndiqet nga BE dhe që janë të hapur për 6 vendet”, deklaroi Kim.

Këto deklarata kryediplomatja amerikane i bëri pas konferencës “Marrëdhënia Shqipëri-SHBA” që u zhvillua ditën e sotme në Tiranë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!