Yuri Kim e buzëqeshur krah Teto Ollgës

schedule21:45 - 7 Qershor, 2021

schedule 21:45 - 7 Qershor, 2021

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim sot ishte në Pogradec ku zhvilloi disa takime, me Kryeprokurorin Olsian Çela, kryetarin e bashkisë Xhakolli, këngëtaren e njohur Ermira Babaliu, por edhe me banorë të qytetit për të dëgjuar shqetësimet e tyre, një pjesë e të cilëve i kërkuan insistimin te drejtësia e re.

Shefja e diplomacisë amerikane në Tiranë ka postuar në rrjetet sociale disa foto nga qyteti liqenor me banorët, ndërsa mes tyre është edhe një te shtatorja e Teto Ollgës në fshatin e njohur për të gjithë, Tushemisht.

“Pogradeci plot hijeshi. Unë pres që të kaloj më shumë kohë në këtë vend të poetëve dhe njerëzve miqësor.

Faleminderit pogradecarëve” shkruan ambasadorja ndër të tjera në postimin e saj në rrjetet sociale pas vizitës. d.b/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!