Yuri Kim kërkon mendimin e shqiptarëve: Cilin vend të vizitoj?

schedule09:33 - 17 Shtator, 2020

schedule 09:33 - 17 Shtator, 2020

Ambasadorja e SHBA në Tiranë Yuri Kim ka vizituar dje Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve në Sarandë. Në një postim të ambasadës në rrjetet sociale thuhet se diplomatja mësoi që manastiri ishte një burim krenarie për shqiptarë.

Ndërkohë ambasada kërkon mendimin e qytetarëve shqiptarë se cilin vend duhet të vizitojë ambasadorja.

Ambasadorja Kim vizitoi Manastirin e Dyzetë Shenjtorëve dje bashkë me kryebashkiakun e Sarandës, Adrian Gurma. Ambasadorja mësoi që manastiri është burim krenarie për Shqipërinë dhe pjesë e rëndësishme e historisë. Cilat vende të tjera mendoni që ambasadorja duhet të vizitojë në Shqipëri? Pse?”, shkruhet në postim.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!