Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar përmes një statusi në Twitter se ka marrë garanci nga OSHEE për furnizimin me energji elektrike të qendrave të votimit dhe numërimit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Ai shprehet se integriteti i sistemeve të votimit dhe numërimit është thelbësor për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
“Kam mësuar nga OSHEE sot planet e tyre për sigurimin e shpërndarjes së energjisë elektrike në qendrat e votimit dhe numërimit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Mirë të dini se ka teprica të vendosura. Integriteti i sistemeve të votimit dhe numërimit është thelbësor për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”, shkruan Yuri Kim./mv.abcnews.al
I learned from OSHEE today their plans for ensuring electricity distribution to polling & counting stations for the 4/25 elections. Good to know there are redundancies in place. Integrity of polling & counting systems is critical for free & fair elections.
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) April 22, 2021