Yuri Kim “i la topin”, Baton Haxhiu: Mendoj se Basha nuk do të gabojë

schedule22:17 - 3 Qershor, 2020

schedule 22:17 - 3 Qershor, 2020

Ambasadorja amerikane deklaroi se kanë arritur një marrëveshje për Reformën Zgjedhore, ndërsa “topin” ia la Lulzim Bashës.

Pas pak minutash kryedeMokrati Lulzim Basha pritet të dalë në një deklaratë për shtyp, ndërsa pritet me interes nëse përgjigja e tij do të pranojë draftin e hartuar.

Gazetari Baton Haxhiu i ftuar në “Byro Politike”, u shpreh se Basha nuk duhet të gabojë. Sipas tij refuzimi i reformës është pafuqi për opozitën.

LEXO EDHE: “Kemi një marrëveshje”, Yuri Kim: Topi është për mikun tim Luli Basha

“Basha mund ti thotë jo, por edhe jo e tij është po. E vërteta është që brenda pafuqisë që mund ta ketë lideri i opozitës e krijon një shpëtim duke refuzuar diçka. Në këtë moment duhet të gjejë një gjuhë që i bind qytetarët. Refuzimi i reformës tregon pafuqinë e opozitës. Tregon gjuhën e këshilltarëve atë që i duhet qytetarëti. Unë mendoj se nuk do e bëjë këtë gabim”, tha Haxhiu. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!