Ambasadorja amerikane në Tiranë vijon që të eksplorojë bukuritë e Shqipërisë. Yuri Kim pas ditëve intensive gjatë qëndrimit në Uashington këtë fundjavë vendosi që të udhëtonte drejt Gjirokastrës për të pushuar dhe takuar miqtë e rinj.
Gjatë vizitës në pjesën e pazarit të qytetit, diplomatja amerikane që shoqërohej nga kryebashkiaku Flamur Golemi është ndalur për të pozuar edhe me një çift të sapomartuar që ishin aty për një set fotosh.
Yuri Kim e viziton shpesh Gjirokastrën, jo vetëm për takime zyrtare apo aktivitete të ndryshme, por edhe privatisht me miqtë e saj.
Në faqen e saj në Instagram, Kim ka postuar disa foto nga fundjava në Gjirokastër duke shkruar “Të dua Gjirokastër”.