Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes së ekstradimit mes Shqipërisë dhe SHBA-ve ditën e sotme, ambasadorja Yuri Kim u tregua mjaft e kujdesshme duke respektuar me përpikmëri masat anti-COVID.
Kim hyri në sallë e pajisur me maskë ndërsa në duar mbante dezinfektues.
Ajo shpërndau dezinfektuesin në foltoren ku do të mbante fjalën si dhe në tryzën ku qëndroi ulur. Ajo u rikthye edhe njëherë tjetër për të mos lënë asnjë cep pa spërkatur./mv.abcnews.al

